Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkim për princin Saudit

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 11:44 | Bota
E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkim për princin

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, ka kërkuar që Princi i Kurorës së Arabisë Saudite të ndëshkohet pa vonesë për vrasjen e tij.

"Kjo jo vetëm që do të sjellë drejtësinë që kemi kërkuar, por gjithashtu mund të parandalojë përsëritjen e veprimeve të ngjashme", tha Hatice Cengiz në një deklaratë.

Kjo deklaratë e saj vjen, pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e Khashoggi.

Arabia Saudite e ka hedhur poshtë raportin. Princi i Kurorës Mohammed, i cili është efektivisht sunduesi i mbretërisë, ka mohuar çdo rol në vrasje.

Khashoggi u vra ndërsa po vizitonte konsullatën Saudite në Stamboll të Turqisë në tetor 2018 dhe trupi i tij u copëtua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë