EMA: Vendimi për vaksinën Johnson & Johnson deri në mes të marsit

Johnson 1100x620

Agjencia Europiane e Barnave EMA do të marrë një vendim deri në mes të marsit në lidhje me përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson. Kjo është  deklaruar nga Marco Cavaleri, president i Task Forcës për vaksinat e Agjencisë Europiane të Barnave.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje emergjence të cilën ne nuk e kemi. Na duhet një autorizim i plotë dhe kërkon më shumë kohë”, shton ai.

Ndërkohë, vaksina e Johnson and Johnson fillon sot aplikimin në SHBA pas dritës jeshile që mori nga Agjencia për Ushqime dhe Barna.

Kjo vaksinë, e cila merret vetëm në një dozë, është 85 për qind efektive kundër sëmundjes së COVID-19. Administrata Biden e vlerësoi “lajmin emocionues për të gjithë amerikanët”.