Gazment Bardhi: Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

bardhi 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me anë të një statusi në Facebook thekson se “Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij”.

“Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, lexohet në postimin e Bardhit.