Kërkohet dorëheqja e kryeministrit, protestuesit “pushtojnë” godinat qeveritare në Armeni

293653 1100x620

Opozita në Armeni vijon protestat në kërkim të dorëheqjes së kryeministrit, Nikol Pashinyan. Gjatë një tubimi në kryeqytetin Jerevan, ata thyen kordonin e sigurisë dhe u futën brenda një godine qeveritare, sipas raportimeve të mediave ruse.

Aktivistë të shumë u përfshinë në këtë aksion, thekson agjencia e lajmeve Interfax. Javën e kaluar kryeministri Pashinyan paralajmëroi një tentativë për grusht shteti të ushtrisë.

Kundërshtarët politikë e fajësojnë atë për humbjen e Armenisë në përballjen me Azerbajxhanin, lidhur me rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak. Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje pas luftimeve të vitit të kaluar, nga e cila Azerbajxhani fitoi terren.