Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koalicioni PD-LSI, Kryemadhi: Ditë historike, mund të kemi kundërshti, por do të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 10:34 | Politikë
Koalicioni PD-LSI, Kryemadhi: Ditë historike, mund të kemi

Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit “Shqipëria, shtëpia që fiton”, me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, tha se kjo është një ditë historike për të bashkuar forcat dhe për të punuar në të mirë të shqiptarëve.

“Sot, është një ditë historike për LSI-në dhe PD-në, por më e rëndësishmja dakordësoi për të bashkuar forcat dhe për të punuar në shërbim të shqiptarëve. Partneriteti ynë tregon që ndryshimi po vjen, dhe ditë më të mira për shqiptarët po vijnë. Shumë prej tyre do thonë që LSI-ja rritet nga elektorati i së majtës. Dua të adresoj që ne si LSI e PD do jemi dy entitete me identitetin e tyre, mund të kemi dhe kundërshtime të caktuar, por do gjejmë gjuhën e bashkëpunimit dhe do të punojmë fort duke vendosur para interesin e Shqipërisë e shqiptarëve”.

https://youtu.be/ZGqg1a1vERY

Ajo tha se së bashku do të punojmë për mirëqenien e shqiptarëve dhe për të ndalur largimin e qytetarëve nga vendi, si edhe për të realizuar 5 prioritetet e LSI-së në 5 muajt e parë.

“Ne dhe PD jemi të unifikuar se vendi po shkon në drejtim të gabuar, dhe duhet të bëjmë më shumë për Shqipërinë e shqiptarët që të kenë një standard jetese më të mirë, arsim, sistem shëndetësor, si dhe të quhen si në shtëpinë e tyre. Të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria. Partneriteti do t’i lejojë LSI-së të ndjekë agjendën politike dhe do punojmë për 5 prioritetet tona në 5 muajt e parë.

Ky është një partneriteti jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në qeverisjen e re me Bashën, duke drejtuar frontin opozitar. Do punojmë krah Bashës në çdo qytet, qark e shtëpi. Anëtarë të LSI-së, të rinj e të reja dhe ata që janë pa parti dhe që duan të jenë qytetarë dinjitozë.”

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë më 25 prill për t'i dhënë fund qeverisjes Rama.

“Rama premton vende pune, por ai krijoi kriza pa pasur kriza. U bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe të votojnë më 25 prill. Referendumi i 25 prillit është mision për t’i dhënë fund çdo sekti. Të flasim me shokët e qytetarët, t’i bindim, bashkimi i LSI-së me PD-në është një sinjal më i fortë në ditën e pranverës për të filluar pranverën e zhvillimit e emancipimit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë