McLaren Elva, për t’u ndjerë si Elvis Presley

Pa çati, pa xham të përparmë, pa dritare dhe vetëm një metër e lartë. Kjo është supermakina e re McLaren, me 815 kuaj fuqi dhe me peshë rreth 1 ton.

McLaren Elva është makina e rrugës më radikale që ka prodhuar marka britanike.

Do të dalin në treg vetëm 149 njësi nga ky “xhevahir” që i bën homazh legjendës Elvis Presley, i cili shkëlqeu në ekranin e kinemasë në timonin e një modeli të ngjashëm, në filmin “Spinout” të vitit 1966.

McLaren Elva arrin një shpejtësi maksimale prej 327 km/h, ndërsa nga 0 në 100 km/h i arrin për 2,8 sekonda. Kjo supermakinë kushton 1,7 milionë euro.