Ndahen çmimet Golden Globe, “Nomadland” filmi më i mirë

golden globe 1100x620

Është zhvilluar dje ceremonia e ndarjes së çmimeve Gloden Globe. Filmi më i mirë dramatik është zgjedhur “Nomadland” me regji të Chloe Zhao, ndërsa aktorja më e mirë, Jodie Foster.

Hollywood Foreign Press zgjodhi “Nomadland” si filmin më të mirë dramatik, një fitore që i hap rrugën Oskareve për filmin e Chloe Zhao me Frances McDormand. Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.

Jodie Foster fitoi një Glob të Artë si aktorja më e mirë për filmin “The Mauritanian”. “Nuk e kam pritur të jem përsëri këtu”, tha aktorja e cila në film, bazuar në një histori të vërtetë, luan një avokate që mbron një të burgosur në bazën e burgut Guantanamo.

Catherine O’Hara është shpallur aktorja më e mirë në një seri komedi televizive “Schitt’s Creek”. Ky është seriali më i mirë komik/muzikor i vitit 2020, sipas Shoqatës së Shtypit të Hollivudit, i cili dha vlerësimin për sezonin e gjashtë dhe të fundit të shfaqjes së konceptuar të Daniel Levy me një Glob të Artë.

Aaron Sorkin mori çmimin për skenarin më të mirë në një film dramë për “Trial of the Chicago 7”. Filmi i Netflix me protagonist Sasha Baron Cohen si babai i yippies Abbie Hoffmann është një nga të preferuarit e Oskarit.

”Prince Charles” dhe ”Lady Diana” fitojnë Golden Globes. Josh O’Connor dhe Emma Corrin, dy aktorët britanikë që luajnë pjesën e çiftit mbretëror në serialin “The Crown”, janë fituesit për aktorin dhe aktoren më të mirë në një seri dramatike.

“Minari” është filmi më i mirë i huaj i vitit 2020. Shkruar dhe drejtuar nga Lee Isaac Chung, filmi gjysmautobiografik tregon historinë e një familje koreano-jugore që përpiqet të rikrijojë një jetë në Amerikën rurale në vitet 1980.

“Borat Subventive Movie Film” është filmi më i mirë komik i vitit: Sasha Baron Cohen mori Globin e Artë duke falënderuar jurinë e Hollywood Foreign Press dhe duke vlerësuar bashkëpunëtoren e saj, aktoren e re bullgare Maria Bakalova: “Pa të, ky film do të ishte i pamundur”.

Globi i Artë për këngën origjinale më të mirë të vitit 2020 shkoi për këngëtaren italiane Laura Pausini. “Io Sì” nga “Jeta para vetes” nga Edoardo Ponti. “Unë kurrë nuk kam ëndërruar të fitoj një Glob të Artë, nuk mund ta besoj”, u shpreh këngëtarja  e njohur italiane.