Organizonin luftë me gjela, shpendi vret pronarin me thikë

20180307 cockfight birds fighting 1100x620

Lufta me gjela është një traditë shekullore në Indi, veçanërisht gjatë festave hindu. Por shpeshherë kjo praktikë shumë e diskutuar mund të sjellë probleme jo vetëm për shpendët, por edhe për pronarët dhe spektatorët e shumtë.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në fshatin Lothunur në shtetin indian të Telanganës, ku një gjel ka vrarë pronarin e tij, me thikën që tradicionalisht i lidhet në këmbë shpendëve për të përshpejtuar fundin e dyluftimit.  

Thika që i lidhet këmbëve të gjelave gjatë dyluftimit

Thika goditi personin e pavëmendshëm në ijë, duke i shkaktuar një gjakderdhje nga e cila nuk mbijetoi dot, edhe pas shtrimit në spital. Raste të tilla kishin ndodhur në Indi edhe në vitin 2010, ndërkohë që plagosjet janë pothuajse pjesë e përditshmërisë.

Lufta e gjelave tolerohet nga autoritetet lokale, edhe pse është në qendër të basteve të shumta klandestine.