
Paga minimale në Shqipëri, në 25 vite ka ndryshuar 20 herë
Si ka qenë ecuria e pagës minimale në Shqipëri? Që prej vitit 1995, paga minimale ka ndryshuar gjithsej 20 herë.
Ndryshimi i fundit ishte ai i janarit të këtij viti, ku paga minimale u rrit me 4 mijë lekë, duke kapur nivelin e 30 mijë lekëve.
Kjo rritje që ndodh në një vit elektoral, mund të konsiderohet e paprecedentë, pasi në vitet e mëparshme rritja ka qenë minimale dhe në disa raste edhe thjesht indeksim.

Në 25 vitet e fundit, rritja e pagës minimale ka qenë progresive. Deri në vitin 2005 rritja e pagës minimale ka thuajse e pandjeshme. Pas vitit 2005, rritja ka qenë me 2 mijë lekë, ndonëse jo çdo vit.
Në 2007-n, 2012-n dhe periudhën 2013-2017, si dhe në 2018 dhe 2020-ën, nuk ka pasur asnjë rritje të pagës minimale. Rritja më e fortë është ajo që ka bërë së fundmi qeveria Rama dhe që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.