Parashikimi i motit: 1 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Këtë të hënë ka ndryshuar qarkullimi i masave ajrore në territor, ajër më i freskët zbret nga verilindja e kontinentit drejt brigjeve të Ballkanit gjatë kësaj jave. 

Ndërsa sot, moti mbetet i kthjellët në veri, por kthjellime dhe vranësira të përkohshme do të ketë në zonat qendrore e jugore.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në të dyja vlerat ditore, të cilat, në rang territori sot luhaten nga -2 në 17 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht mesatare në tokë, por deri e fortë në veri dhe hapësirat detare gjatë mbrëmjes, nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

  • LAJMI I FUNDIT | Mblidhet kryesia e PD, Basha: Në parti ka vend për të gjithë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Jam shënjestra e parë e fushatës denigruese