Patozi: Ne nuk kemi numër, kurse ata vetëm numrin kanë

patozi 1 1100x620

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, ftoi qytetarët që të mos votojnë thjesht partinë e tyre në 25 prill, por Bindjen, e cila ka listë të hapur.

“Ne nuk kemi numër për 25 prillin, kurse ata vetëm numrin kanë. Shqiptarët mund të zgjedhin secilin prej nesh, kurse ata kanë si opsion vetëm kryetarin ose më mirë të themi pronarin e listës. Të tjerët thjesht ndjekin dëshirën, urdhrin dhe humorin e tij. Sepse ne listën e kemi të hapur, kurse ata janë vënë prej kohësh në atë radhë të gjatë dhe të shëmtuar për një vend të sigurt. Ndërkohë që te ne deputetë bëhen thjesht ata që marrin vota më shumë se të tjerët. Mjafton kaq për të kuptuar se vetëm prej tyre nuk mund ta presësh ndryshimin. Ndaj voto Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill”, lexohet në postimin e Patozit.