PSG shton presionin, kryesuesit gabojnë

lyon 600x338

Skuadrat e kreut në Francë, edhe pse javë pas jave janë përpara Paris Saint Germain në renditje, e ndjejnë jo pak presionin e kampionëve të Francës.

Kjo u vërtetua këtë fundjavë, atje ku Lille dhe Lyon gabuan përballë kundërshtarëve respektivë, duke lënë pikë të rëndësishme në garën e titullit.

Lille barazoi 1-1 me Strasburg, e megjithatë vazhdon të kryesojë, por tashmë me dy pikë diferencë nga parizienët e vendit të dytë.

Lyon i vendit të tretë kishte gjithashtu mundësi të ngjitej më lart në renditje, por skuadra e Rudi Garcia u ndal nga Marseille, gjithashtu në barazim 1-1.