Rusia akuzon Twitter-in për shkeljen e ligjit

twitter 1100x620

Rregullatori i komunikimit të Rusisë akuzoi Twitter-in për shkeljen e ligjit rus, duke thënë se platforma e mediave sociale nuk kishte përmbushur disa nga kërkesat e saj për të fshirë përmbajtjen e ndaluar.

Roskomnadzor tha se Twitter kishte dështuar të fshijë 2862 postime që përmbajnë materiale të lidhura me vetëvrasjen, pornografinë dhe drogën që nga viti 2017. “Mund të gjobitet rëndë, pasi u gjet fajtor për dështimin e vazhdueshëm të fshirjes së përmbajtjes që konsiderohet e paligjshme, sipas ligjit rus”, tha rregullatori.

Platforma përdoret gjerësisht nga kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, dhe aleatët e tij për të kritikuar autoritetet dhe për të njoftuar protesta të reja.

Twitter është gjobitur në të kaluarën për shkelje të ligjeve të të dhënave të Rusisë, por gjobat deri më tani kanë qenë relativisht të vogla.

Rusia muajt e fundit ka ndërmarrë hapa për të ushtruar më shumë ndikim në platformat e huaja të mediave sociale.

Ministria e jashtme ka akuzuar gjithashtu Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale të SHBA-së se nuk kanë identifikuar postime të rreme në lidhje me protestat e paautorizuara në mbështetje të Navalny, ku policia arrestoi mijëra demonstrues në të gjithë vendin.