Vijnë sot 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer

Nga sot, kontigjenti i vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore zgjerohet me 15 mijë doza të tjera. Njoftimin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës Astrazeneca në kuadër të programit Covax.

“Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.