Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ ndryshon sërish zonën e projektit pilot

KQZ 1100x620

KQZ-ja do të shqyrtojë projektvendimin për caktimin e zonës zgjedhore ku do të implementohet projekti pilot për votimin dhe numërimi elektronik.

Ndonëse më herët ishte artikuluar publikisht nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se për këtë projekt pilot do të përzgjidhej njësia administrative numër 8, vetë KQZ njoftoi se tashmë ky projekt do të zbatohet në njësinë nr. 10.

Rrjedhimisht, sipas këtij projektvendimi, reduktohet edhe numri i QV ku është parashikuar të votohet dhe numërohet nëpërmjet pajisjeve elektronike.

Njësia numër 10 në kryeqytet ka në përbërje 32 qendra votimi me 23 619 votues. Ndërsa, sipas parashikimit fillestar, projekti do të zbatohej në 50 QV me një total prej 34 414 zgjedhës.

Pavarësisht këtij projektvendimi, KQZ duhet të mbyllë procedurën e prokurimit në mënyrë që të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.