Vrasja e Devi Kasmit, Apeli konfirmon dënimet për grekun Efthimious dhe Halipajn

Apeli i Posaçëm lë në fuqi burgun përjetë për Efthimiou Efthimious, grekun e akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Në të njëjtin vendim, Apeli la të pandryshuar dënimin me 35 vite burg për Elton Halipajn.

Devi Kasmi u vra poshtë pallatit të tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, pranë Pediatrisë, më 29 janar 2018.