Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bëhen sërish prindër, vetëm 6 muaj pas ardhjes në jetë të një djali

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 20:05 | Aktualitet

Aktori Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, autorja Hilaria Baldwin janë bërë sërish prindër, vetëm gjashtë muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre Eduardo Pao Lucas.

Hilaria, publikoi një foto në Instagram duke shkruar numrin “7” shoqëruar me një emoji me zemër, pasi foshnja është fëmija i gjashtë për çiftin dhe i shtati për Alec.

Përfaqësuesi i çiftit nuk dha detaje mbi foshnjen dhe nuk deklaroi nëse bëhej fjalë për një adoptim apo se bebi erdhi në jetë përmes një lindjeje surrogate.

“Ne për momentin nuk do të publikojmë asnjë deklaratë ose të konfirmojmë asgjë” tha ai kur u pyet për detaje, duke patur parasysh kohën e pazakontë të ardhjes në jetë të bebit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë