Brenda autobusëve të tejmbushur me njerëz në Tiranë

Autobusët e mbushur plot me njerëz, është një situatë normale çdo mbrëmje në linjat e transportit publik në kryeqytet. Kthimi nga puna dhe kufizimi i orarit shkakton herë pas here dyndje të udhëtarëve në urbanë. Ndonëse ndiejnë pasiguri, qytetarët sërish i drejtohen transportit publik për të kryer aktivitetet e përditshme.

Punonjësit e shërbimit sipas protokollit të miratuar në korrik të vitit të kaluar nuk e kanë detyrim respektimin e masave nga udhëtarët. Ata thonë se mundohen të japin këshilla.

Nga shoqata e transportit publik nuk premtohet shtim i flotave për sa kohë shteti nuk i rimburson për fitimin e munguar. Qoshja sugjeron që edhe në vendin tonë të kryhen studime për shpërndarjen e virusit në linjat e urbanëve.

Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk lejohen më tepër se 25 udhëtarë në linjat e transportit, ndërsa fitimi i munguar për operatorët paguhet nga qeveria.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Opozita në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar: Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane
  • LAJMI I FUNDIT | Mediu: Mbështetja e Vucic për Ramën, skandaloze