Dekriminalizimi, Rama: Histori banale, ka një ligj për adresimin e kësaj problematike

2 MARS 2021 RAMA frame 104764 1100x620

I pyetur në lidhje me pastërtinë e kandidatëve në listat e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një ligj për adresimin e kësaj problematike. Sipas Ramës, problemet me disa individë janë adresuar dhe interesi është që t’u japë shqiptarëve kandidatët më të mirë të mundshëm. Duke e konsideruar banale këtë histori ai tha se në Kuvend ka burra dhe gra të nderuara që bëjnë ligjet dhe punojnë ndershmërisht.

Kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them që komunizmi ka vdekur më 1990 në Shqipëri dhe gjuetia e shtrigave ka mbaruar në këtë vit si filozofi shteti, pushteti e shoqërie dhe këto pyetje më duken pakuptim, sepse është për të ardhur keq që ndërkohë që në Kuvend unë kam parë e shoh gra shumë të zonjat, me të gjithë atributet për të qenë lartësisht të respektuara, dhe burra krejt në rregull nga çdo pikëpamje. Kjo temë është bërë një këngë e padurueshme duke kriminalizuar komplet një grup të tërë njerëzish. Kemi pasur probleme me disa individë që janë adresuar. Kemi ligj për adresimin e drejtpërdrejt të këtij fenomeni dhe është shumë e qartë që interesi ynë është që t’i japim shqiptarëve të zgjedhin kandidatë që janë më të mirët e mundshëm që duan të merren me politikë dhe aktivizëm politik. Është bërë shumë bajate e banale kjo histori. Procesi është i garantuar dhe ne nuk duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj baltovine ku zhysim përditë njëri-tjetrin, se kanë kaluar në plan të dytë, të tretë e të fundit ata që janë njerëzit që bëjnë ligjet në Kuvendin e Shqipërisë, janë njerëz të nderuar e respektuar që punojnë ndershmërisht. Kush e bëri reformën në drejtësi, kriminelët? Ç’domethënë kjo? Është e tepërt, nuk kam fjalë për këtë”.  

I pyetur se sa i besueshëm është Rama për shqiptarët, ai u përgjigj se këtë e vendos populli, më 25 prill.

“Ju keni emra dhe pretendimin që nuk janë hetuar. Ku e dini ju që emrat që përmendni janë të përfshirë në diçka që është kriminale.  Nga e dini ju si mund të bëhet kjo lloj prokurorie e gjykate në media me kufje në vesh, ndërkohë që është prokuroria e shtetit ajo që bën hetimin dhe jo prokuroria e news-ve. Nuk jeni ju. Bëni sondazhe, mos komentoni sondazhet e të tjerëve, bëni tuajat mos komentoni sondazhet e të tjerëve. Nuk ka shanse të përmbyset procesi elektoral as fabrika e LSI-së nuk e përmbys dot rezultatin elektoral që është një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë dhe sa i përket besueshmërisë sime nuk mund të jem i besueshëm për burime të infektuara informimi. Sa i besueshëm jam unë fatmirësisht e vendos populli shqiptar dhe në dt. 25 prill do të na japë testin e besueshmërisë në dorë të gjithëve. Nuk pres të bëhem i besueshëm për pronarët e disave prej jush dhe nuk pres të bëhem i besueshëm për ta”.