Formula 1, zbulohet Mercedes i ri, Hamilton për të shkruar historinë

formula1 1100x620

Mercedes w12 E performance, kështu quhet makina që duhet parakaluar këtë sezon. Kampionët në fuqi të Formula 1, zbuluan makinën e re për Botërorin që nis në fund të këtij muaji, në cilën do të ulen Valteri Bottas dhe ylli britanik Luis Hamilton.

Njëvendëshja e re e dy pilotëve ka thuajse në të gjithë sipërfaqen e saj ngjyrën e zezë, dëshirë kjo edhe e Hamilton një vit më parë, në nismën e tij kundër racizmit, ndërsa ka sërish të argjendtën, por edhe pak pjesë me ngjyrën e kuqe.

“Fuqia motorike nuk ndryshon. Inxhinierët kanë punuar vetëm për aerodinamikën në makinën e re pasi pjesa tjetër e makinës është e njëjtë me atë të një viti më parë”, u shpreh drejtori teknik Xhemjs Alison në prezantimin virtual të Mercedesit të ri.

Hamilton u konfirmua i fundit ndër pilotët për sezonin, ndërsa rinovoi edhe për një vit përkrah Bottas, dyshe e cila bashkëpunon prej vitit 2017.

Skuderia britanike shpallet prej shtatë vitesh me radhë kampione në garën për konstruktorë, ndërkohë që piloti anglez Luis Hamilton, këtë sezon do të kërkojë të futet në histori pasi barazoi Mikael Shumaker, si i vetmi pilot i Formula 1 që arrin të fitojë tetë tituj kampionë.