Franca ndryshon qasje, vaksinën e Oksfordit mund ta marrin dhe ata mbi 65 vjeç

vaksina oksford astra 1100x620

Franca ndryshon qasje lidhur me përdorimin e vaksinës anti-covid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.

Qeveria thotë se tashmë atë mund ta marrin dhe të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vaksinën e Oksfordit mund të imunizohen edhe qytetarët mes 65 dhe 74 vjeç.

Muajin e kaluar Franca aprovoi përdorimin e dozave të AstraZenecas vetëm për ata poshtë 65 vjeç, duke u bazuar në shqetësime për mungesën e të dhënave për të moshuarit.

Vaksina e kësaj kompanie përdoret gjerësisht në Britani dhe në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, por vetëm për personat deri në 65 vjeç. Të njëjtën qasje ka edhe Kanadaja, ndaj për të moshuarit përdor vaksina të tjera që ka në dispozicion.