Helmimi i Navalnyt, SHBA vendos sanksione ndaj disa rusëve

navalny 1100x620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj disa shtetasve rus për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny. Masat shënjestrojnë 7 zyrtarë të qeverisë dhe 14 entitete si dhe janë të koordinuara me ato të Bashkimit Europian.

Njoftimi erdhi nga zyrtarë të administratës së presidentit, Joe Biden, që theksojnë se inteligjenca amerikane doli në përfundimin se qeveria e Rusisë qëndron prapra sulmit me agjent nervor ndaj Navalnit në Siberi.

44-vjeçari është kundërshtari politik më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin. Kremlini mohon akuzat dhe çdo përfshirje me ngjarjen, ndërsa thekson se këto sanksione do të përkeqësojnë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Masa është e para e vendosur kundër Moskës nga presidenti Biden, i cili ka një qasje më të ashpër ndaj Putin se sa paraardhësi, Donald Trump.