Ibrahimovic “fton” edhe Lukakun në Sanremo: S’kam asnjë problem personal

ibra 1100x620

Milani ka mbetur sërish pa Ibrahimovic në sulm, pas një dëmtimi muskulor që ka pësuar lojtari në ndeshjen e fundit nga Romës. Megjithatë, gjiganti suedez do të marrë pjesë në Sanremo, ku do të jetë i ftuar në të gjitha netët.

Në intervistën para festivalit, sulmuesi i Milanit është pyetur edhe për përplasjen që pati në fushën e lojës me Lukaku, në ndeshjen e Kupës së Italisë. 39-vjeçari është shprehur se nuk ka asgjë personale me futbollistin belg, madje e ka ftuar atë edhe në Sanremo.

“Nuk kam asnjë problem personal me Lukakun. Ato që ndodhin në fushë, mbeten aty, ndaj nëse dëshiron është i mirëpritur në Sanremo. Është një eksperiencë e re për mua dhe nuk e di çfarë më pret, megjithatë jam i sigurt që do të argëtohemi shumë. Sigurisht që më mirë do të ishte të luaja futboll dhe të shënoja gola”, u shpreh suedezi.