Kërkon të dalë nga qelia, shqyrtohet sot në Apel kërkesa e gjyqtares së Krujës

hoxha enkeleda 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot kërkesat për lirim nga qelia të gjyqtares së pezulluar të Krujës, Enkeleda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku kryesekretares Manuela Mallkuçi dhe 7 personave të tjerë të akuzuar për “korrupsion”.

Të dyshuarit kanë kundërshtuar masën “arrest në burg” caktuar në shkallën e parë. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe ankimi i mjekut Edvin Prifti.