Pandemia në Europë: Gjermania drejt zgjatjes së izolimit deri në fund të marsit. Italia do të mbyllë shkollat në zonat e kuqe

Qeveria e Gjermanisë po mendon të zgjasë izolimin, në fuqi që prej 16 dhjetorit, deri më 28 mars për të mbajtur nën kontroll pandeminë koronavirus. Raportimi vjen nga media prestigjioze “Bild” që thekson se disa kufizime do të zbuten, ashtu siç ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, i cili ka folur për “rihapje të përgjegjshme”. Vendimi zyrtar do të merret pas mbledhjes të së mërkurës mes qeverisë federale dhe liderëve rajonalë.

Italia po shkon drejt ashpërsimit të masave në fuqi. Shkollat dhe fakultetet pritet të mbyllen në rajonet e konsideruara si zona të kuqe, nëse niveli i transmetimit të Covid-19 është 250 raste për 100 mijë banorë. Kjo është linja e re e vendosur nga qeveria e kryeministrit Mario Draghi, sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Gjithashtu, kërkohet përshpejtimi i fushatës së vaksinimit, teksa pritet që në këtë drejtim të angazhohet edhe Ministria e Mbrojtjes.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja nga 2707 testime
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar