Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parashikimi i motit: 2 mars 2021

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 07:01 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 2 mars 2021

Edhe dita e sotme paraqitet me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare shfaqen gjatë mëngjesit dhe orëve të pasdites në skajet veri dhe jug, por nuk parashikohen reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehte në mëngjes dhe gjatë mesditës duke variuar nga -3 në zonat e thella malore veriore deri maksimalisht 16-17 në disa qytete të ultësirës perëndimore shqiptare.

Era do të fryje e lehtë dhe lokalisht mesatare në territor, ndërsa mesatare dhe rrallëherë e fortë te hapësirat detare nga drejtimi verior duke bërë që dallgëzimi të mbetet 3-4 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani