Përsëritet Juventus-Napoli. Lazio në fushë, Torino nuk paraqitet

lazio ok 600x338

Këshilli i Ligës së Serisë A vendosi që të mos miratojë shtyrjen e ndeshjes Lazio-Torino, por këmbënguli për zhvillimin e saj sot në orën 18:30, sipas planifikimit.

Klubi i Torinos është në karantinë, për shkak të disa rasteve me koronavirus në skuadër dhe duhet të qëndrojë në izolim deri sot në mesnatë, sipas udhëzimeve të Zyrës Lokale Shëndetësore të qytetit. Torino nuk udhëtoi drejt Romës për ndeshjen dhe sfida nuk u zhvillua, por vendimi i Ligës detyron skuadrën e Lazios dhe arbitrat që të zbresin në fushë dhe të presin për 45 minuta, para se të vendoset për fitoren 3-0 të kryeqytetasve.

Në rast se fitorja do t’i jepet Lazios në tavolinë 3-0, atëherë te Torino kanë gati apelimin në organe të tjera, duke qenë se tani kanë në favor edhe vendimin e Komisionit të Garancive Sportive për ndeshjen Juventus-Napoli.