“Pranvera kuqezi po vjen”, Meta kujton manifestimin e 2 marsit: Misionin do ta çojmë në fund në 25 prill

meta 12 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot njëvjetorin e manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga ai, “në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit”. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se misionin e nisur për rivendosjen e sovranitetit të plotë ndaj të gjitha institucioneve, “do ta çojmë deri në fund”, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!”, shprehet Meta.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste