Produktiviteti i ulët, shtohet numri i punësuarve më pagë minimale

fasonet 1100x620

Niveli i lartë i personave që paguhen me pagë minimale kundrejt atyre me pagë të lartë është tregues i qartë i produktivitetit të ulët të ekonomisë shqiptare.

Sipas të dhënave të Instiututit të Statistikave, gjatë tremujorit të dytë të 2020-ës, në total janë 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor.

Me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend ose sa 11.1% e totalit, ndërsa me pagë të lartë mbi 120 mijë lekë janë vetëm 30 mijë persona ose sa 4.6% e totalit të të punësuarve.

Qeveria rriti nga 1 janari pagën minimale në 30 mijë lekë, teksa premton sërish rritje, nëse do të fitojë një mandat të tretë. Rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë premton edhe opozita.

Por zhvillimet në ekonominë reale po sinjalizojnë të kundërtën, dhe produktiviteti nuk po njeh shenja përmirësimi, pasi gjithnjë e më shumë punonjës po paguhen me pagën minimale.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar