Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti në Tiranë

WhatsApp Image 2021 03 02 at 22.42.16 600x338

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Tiranë në orët e mbrëmjes së të martës.

Policia ka bërë të ditur se në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.