Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Topalli: As Rama dhe as Meta me Bashën nuk marrin dot 70 deputetë, pretendojmë të jemi faktor

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 22:50 | Politikë
Topalli: As Rama dhe as Meta me Bashën nuk marrin dot 70 deputetë,

Për Jozefina Topallin, as mazhoranca e sotme dhe as opozita me PD e LSI nuk do të arrijnë të marrin më shumë se 70 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë nuk besoj se Edi Rama dhe as Ilir Meta me Lulzim Bashën do të marrin 70 deputetë. Asnjëri prej tyre”, tha Topalli.  

Më tej, Topalli shprehet se pretendon që Lëvizja për ndryshim, partia që ajo drejton, të jetë faktor. Megjithatë, Topalli theksoi se të gjitha mandatet që ajo do të marrë në zgjedhje do të shkojnë vetëm nga e djathta. “Kjo do të ndodhë me kushtin që të mos kemi kryeministër të korruptuar. Unë do të doja shumë të kontribuoja të triumfonin mbi varfërinë e sotme, mbi korrupsionin”, tha Topalli.

Pavarësisht të gjithave, Topalli u shpreh Absolut 4 se nuk konsideron asnjë nga liderët politik në vend si armik. “Nuk kam konceptin e armikut. As Bashën, as Ramën dhe as Ilir Metën, unë nuk i konsideroj armiq. Unë, edhe kundërshtarin politik, me të cilin mund të kemi ide krejtësisht të ndryshme, në qoftë se ai ka integritet, ruaj respektin më të madh. Njeriun me integritet e respektoj”, tha Topalli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë