Von der Leyen pas takimit me Ramën: Negociatat duhet të fillojnë

EveRhT7XYAEhApu 1100x620

Në një postim në Twitter, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dha disa mesazhe të shkurtra pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel një ditë më parë.

“Shqipëria mund të mbështetet te Bashkimi Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe pandemisë. Shpresoj ta vizitoj shpejt Shqipërinë. Diskutuam mbi negociatat për anëtarësim. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, tha Von der Leyen.