Albin Kurti, takime në Tiranë me Presidentin dhe kreun e opozitës

kurti 1100x620

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zhvilluar disa takime me dy prej figurave kryesore të politikës shqiptare, Presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Presidenti Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ishte një takim vëllazëror dhe e uroi Kurtin si fituesin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, por edhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor, siç e cilësoi ai.

Meta shton se ndanë së bashku ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përshpejtimin e proceseve integruese.

Ndërsa takimin e dytë, Kurti e pati me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.