Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Armando Broja barazon Ibrahimovic dhe synon rekordin e Suarez

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 17:08 | Futboll
Armando Broja barazon Ibrahimovic dhe synon rekordin e Suarez

Goli në gjysmëfinalet e Kupës së Holandës, me të cilin i dhuroi Vitesse-s biletën në finale, konfirmoi se Armando Broja është një prej sulmuesve të rinj më të mirë në Europë. Një fakt që mbështetet nga shifrat e talentit shqiptar. Ky ishte goli i dhjetë sezonal për kuqeziun, që më ecurinë e deritanishme përpara portës, të cilës i shtohen edhe dy asist, është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i ri në dhjetë ligat më të mëdha të Europës, bazuar në koeficientin e UEFA-s.

Broja, i cili është në sezonin e parë i huazuar te Vitesse, ka shkëlqyer mbi të gjitha në elitën e futbollit holandez. Plotë 9 gola të shënuar në 20 ndeshje të luajtura. Ecuria e sulmuesit nga Malësia e Madhe, është e krahasueshme me ato të emrave të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. 19-vjeçari ka barazuar rekordin e Zlatan Ibrahimovic, nëse zonin e tij të parë me Ajax, ndërsa është në rrugën e duhur që të përmirësojë paraqitjen e Luis Suarez, i cili e mbylli vitin e parë në Holandë me 10 gola të shënuar në kampionat me Groningen, përpara se të transferohej te gjigantët nga Amsterdami.

I vetmi i vështirë për t’u arritur duket Ronaldo “Fenomeni”, një prej idhujve të Armando Brojës, që u transferua në vitin 1994 te PSV Eindhoven, duke shënuar 54 gola në 58 ndeshje. Idhujt e tjerë të yllit shqiptarja në Cristiano Ronaldo dhe Didier Drogba, duke shpresuar se në rikthimin te Chelsea do të ketë një karrierë të ngjashme si ajo e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë