Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atentati ndaj Gjon Menës, A2 siguron dëshminë e të pandehurit Enver Jamaku

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 12:29 | Kronikë
Atentati ndaj Gjon Menës, A2 siguron dëshminë e të

A2 ka siguruar dëshminë e të pandehurit Enver Jamaku në lidhje me atentatin ndaj Gjen Menës në Kamëz, të ndodhur më 9 shkurt. Për këtë ngjarje ndodhen në arrest me burg Gjergji Cukali, Enver Jamaku dhe kushëriri i tij Ermond Jamaku.

Sipas dëshmisë, ai ka pranuar se kishte njohje rastësore me Gjergji Cukalin gjatë blerjes së një makine Audi A3.

Cukali i ka kërkuar Jamakut të vendoste eksploziv në një automjet tip BMV në Kamëz, ku e ka siguruar se nuk do ta gjente asgjë dhe për këtë do të merrte 30 mijë euro.  

Sipas Jamakut, minën e telekomanduar e ka siguruar Cukali dhe e ka ndihmuar një i afërm i tij për ta instaluar.

Eksplozivi u realizua, por fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi Gjon Mena ishte pak metra larg kur ndodhi shpërthimi.

Dëshmia e plotë e Enver Jamakut

Nga pyetja e shtetasit nën hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai është personi, i cili ka marrë përsipër dhe ka realizuar vendosjen e eksplozivit në makinën fuoristradë "BMW X5", të sipërcituar. Sipas deklaruesit, mund të ketë rreth 5 vite, nga koha kur është njohur me shtetasin Gjergj Cukali që e njeh edhe me emrin "Lashi".

Rrethanat e njohjes me këtë shtetas kanë qenë krejt rastësore, kur ai ka blerë një makinë të markës "Audi A3", ngjyrë të bardhe. Kontaktin e ka krijuar nëpërmjet numrit të telefonit që kishte lënë te makina te "Medreseja". Ka komunikuar me këtë numër telefoni dhe personi i është prezantuar si shtetasi Gjergj Cukali, të cilin e ka njohur edhe nga lajmet e ndryshme në televizor. Kanë bërë pazar dhe ka blerë makinën në çmimin 2800 euro, për të cilën ka bërë një kontratë noteriale. Makinën më pas e ka regjistruar në emrin e tij, të cilën pas rreth 5 muajsh e ka shitur përsëri. Pas kësaj njohjeje nuk ka kontaktuar prej shumë kohësh me shtetasin Gjergj Cukali. Përpara rreth 3 muajsh në rrugën "Hoxha Tahsin" ka qenë duke ecur në këmbë kur e ka përshëndetur nga një makinë "Mercedes Benc", ngjyrë e zezë autoveturë, shtetasi Gjergi Cukali. Shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur "O Velo". Ka kthyer kokën dhe ka parë se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bërë me dorë që do të kthehej.

Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen përse Gjergji e ka thirrur në këtë emër. Pas rreth një jave një shtetas i ka shkruajtur në aplikacionin "WhatsApp" me një numër të panjohur. Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar "Unë Velo, unë". Në këto momente është kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur "Velo" në rrugë një javë më parë. Gjergji i ka shkruar ku i ka kërkuar që donte ta takonte.

Kjo ka ndodhur para fundit të muajit dhjetor të vitit 2020. Sipas deklaruesit, i ka thënë se ishte në shtëpi, ku rrinte me qira te “Xhamia Xhura".

Me Gjergjin është takuar në rrugë përpara xhamisë, rreth orës 18.00-19.00 minuta në trotuar. Gjergji ka shkuar me një automjet fuoristradë "Range Rover", ngjyrë e bardhë. Gjergji ishte dhe me një person tjetër në makinë në vendin e parë dhe vetë zbriti nga vendi i shoferit. Gjergji i ka thënë nëse kishte nevojë për punë, ku deklaruesi i është pergjigjur se nuk donte që të ngatërrohej me punët e tij, duke pasur parasysh se e kishte parë në televizor Gjergj Cukalin, që kishte probleme me drejtësinë. Gjergji e ka garantuar se nuk do kishte asnjë problem, vetëm se duhej të vendoste një minë poshtë makinës së një personi dhe këtë do e bënte në Kamëz, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thënë se po ta bënte këtë pune do t’i jepte një shumë prej 30 000 euro. Sipas deklaruesit, duke qenë se ishte i papunë, por dhe me shtëpi me qira, me dëshirën për të blerë një shtëpi, ka pranuar. Sipas deklaruesit, i ka thënë Gjergjit që të shkonin vendin dhe personin kujt do t'ia vinte minën. Gjatë bisedës, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen përse donte që t’i vinte eksplozivin. Gjergji ka rënë dakord dhe i ka thënë se do t’i bënte telefon dhe do të shkonin bashkë për të parë vendin dhe personin. Pas rreth 3 ose 4 ditësh para Vitit të Ri, Gjergji e ka telefonuar në aplikacionin "WhatsApp", mbasdite.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli