Basha: Shqipëria ndryshon nga 25 prilli, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj akuzave të kryeministrit Rama se vota për koalicionin PD-LSI është votë për ata që luftojnë reformën në drejtësi.

“Zotohem para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër, do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia”, tha Basha në një prononcim për mediat.

Basha akuzoi qeverinë Rama se ka favorizuar pastrimin e parave “në çdo qelizë të shtetit”. “Edi Rama dhe vartësit e tij vodhën ushqimin e pacientëve me tendera sekretë. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”, tha Basha.