“Çmenduria” e portierit, më shumë se 50 metra me topin në këmbë në kërkim të golit

Manuel Neuer njihet si një nga portierët që luan shumë me këmbë, shpesh duke dalë edhe në aventura, por ajo që ka bërë portieri i Yeni Malatyaspor në ndeshjen e fundit ndaj Besiktas është me të vërtetë e jashtëzakonshme, duke “eklipsuar” edhe portierin gjerman.

Ozbir la portën e tij në minutat e fundit të ndeshjes kur skuadra ishte në disavantazh dhe vrapoi më shumë se 50 metra me topin në këmbë, si një lojtar krahu i jashtëzakonshëm.

Megjithatë, kjo dalje e tij nuk e solli golin e barazimit dhe Basikatasi mori 3 pikët duke u ngjitur tashmë në vendin e parë me 57 pikë pas 26 javëve, së bashku me Galatasaray-n.