Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Donnarumma “tradhton” Milanin, kuqezinjtë barazojnë në fund

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 22:47 | Futboll
Donnarumma “tradhton” Milanin, kuqezinjtë barazojnë

Milan barazoi 1-1 ndaj Udinese në San Siro, në një ndeshje që e pa të humbur deri në minutën e 95.

Një gabim i portierit Donnarumma i dha avantazhin friulanëve në pjesën e dytë. Një goditje e lehtë me kokë e Becaos nuk u kontrollua dot nga portieri kuqezi, ndërkohë që ekipi i Piolit vuajti shumë mungesat e Ibrahimovic dhe Calhanoglu.

Vetëm në sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë, Stryger shkaktoi një 11-metërsh të pakuptimtë, duke i dhënë mundësinë mesfushorit Kessie që të barazonte shifrat.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Napoli barazoi 3-3 në transfertë ndaj Sassuolos, Atalanta shkatërroi 5-1 Crotonen, ndërsa Roma fitoi 2-1 në Firence.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani