Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Drejtësia e PS, Hysi largohet e Xhafaj nuk ftohet, Rama: PD-LSI kundër reformës

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 17:26 | Politikë
Drejtësia e PS, Hysi largohet e Xhafaj nuk ftohet, Rama: PD-LSI kundër

Nën sloganin “Drejtësia që duam”, Edi Rama i kushtoi një aktivitet të posaçëm reformës së miratuar në verën e vitit 2016. Çfarë ra në sy ishte mungesa e hartuesit kryesor i ndryshimeve kushtetuese, Fatmir Xhafajt, fati i të cilit nuk dihet ende nëse do të jetë sërish pjesë e kandidatëve për deputet të PS-së.

E pranishme ishte Vasilika Hysi, e cila i kishte paraqitur dorëheqjen Edi Ramës nga funksionet partiake. “Është zysha e të gjithëve këtyre këtu. Tani po ikin për t’i hapur rrugë kalamajve”, tha Rama.

Krahas falenderimit Rama kishte edhe një ndjesë. “Askush nga ju, t’i në radhë të parë, nuk e keni merituar që të kaloni këtë stres të kësaj zhurme, kriminelët, kriminelët, kriminelët”, u shpreh kryeministri.

Në mungesë të protagonistëve të vërtetë të reformës në drejtësi, qendrën e skenës e mori vetë Edi Rama, i cili nuk i kurseu akuzat ndaj rivalëve, ku të tillë e konsideron edhe presidentin Ilir Meta.

“PD-ja, LSI-ja dhe KÇK sot janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidencës që kërcënon fatin e reformës në drejtësi. Falë shkallimit të Ilir Metës, 25 prilli është bërë fiks një rrugë e katër punë. Do të votohet për t’i hapur rrugë drejtësisë në këtë vend duke larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, duke dënuar përfundimish në ekzilin e tij digjital Sali Berishën dhe dërguar Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin, te pakica e pakicës”, tha Rama.

Mbështetjen që ndërkombëtarët i kanë dhënë reformës në drejtësi Kryeministri e konsideroi edhe si mbështetje ndaj vetë PS-së.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli