Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kukësi reagon ashpër ndaj arbitrit “kamikaz” dhe paralajmëron kallëzim penal

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 19:32 | Futboll
Kukësi reagon ashpër ndaj arbitrit “kamikaz” dhe

Kukësi ka reaguar ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes së humbur ndaj Laçit, duke e cilësuar atë si “kamikaz”.

“Sot, në "Elbasan Arena" u gjykua një tjetër ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar, me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola, i cili na dëmton edhe një herë tjetër në mënyrë direkte duke ndikuar në rezultat. Kamikazi Kola akordon një penallti të paqenë kundër skuadrës sonë, duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar për të kaluar në avantazh në momentet kur ekipi ynë kishte në dorë frenat e lojës. Pavarësisht se FK Kukësi kishte kërkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste që ky kamikaz të mos gjykonte më ekipin tonë, Kola u përcaktua në ndeshjen ndaj nesh me tendencën për të na dëmtuar, duke e arritur me sukses objektivin e tij. Pas ndeshjes ndaj Tiranës (0-0), ku Klajdi Kola anulon një gol të rregullt të ekipit tonë, sot bëhet vendimtar me kartonë të shumtë kundër nesh dhe me vendime plotësisht të njëanshme”, lexohet në statusin e Kukësit në rrjetet sociale.

Kukësi paralajmëroi edhe kallëzim penal: “Futboll Klub Kukësi nuk mund të presë më gjatë për të lejuar këto palo arbitra të tallen me djersën tonë dhe menjëherë do të marrë masat e nevojshme, duke bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë masa për dënimin e këtij arbitri hajdut dhe ordiner. Ne, si klub, nuk pranojmë më që kurrë një arbitër ordiner si Kola të gjykojë më ndeshjet tona”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli