Lajçak përfundon vizitën, informon vendet e BE-së: Dialogu është i rëndësishëm

Lajcak ne kosove 1100x620

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën tre ditore në Prishtinë.

Me anë të një statusi në “Twitter”, ai bëri me dije se ka informuar shtetet anëtare të BE-së lidhur me takimet dhe bisedat që zhvilloi.

“Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat europiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak. Ndërsa gjatë takimeve që pati në Prishtinë me zyrtarët shtetërorë dhe liderët e partive, u shpreh se pret që marrëveshja përfundimtare të arrihet brenda mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kërkuan një qasje të re në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Lajçak tani udhëton drejt Beogradit ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe zyrtarë të tjerë shtetëror. Bisedën edhe atje do ta përqendrojë te dialogu me Prishtinën.