Nga fusha në Sanremo, Ibrahimovic dhuron spektakël

ibraaa 1100x620

“Amadeus, është një nder për mua të jem këtu, por është gjithashtu një nder edhe për ju të më keni këtë”.

Në këtë mënyrë, Zlatan Ibrahimovic u prezantua në natën e parë të Sanremos, ndërsa është pikërisht suedezi, i ftuari special i këtij edicioni. Futbollisti i Milanit do të qëndrojë së bashku me prezantuesin e mirënjohur Amadeus deri në mbrëmjen finale të festivalit italian të këngës.

Spektali dhe batutat e e 39-vjeçarit kurrsesi nuk mund të mungonin. Ibrahimovic, i veshur me një kostum me emrin e tij, vendosi menjëherë rregullat e tij. “Janë 26 këngëtarë!? Do të ketë 22. 11 kundër 11. Nëse dalin katër tepër, i shesim katër te Liverpool që po kërkojnë mbrojtës, ose i çojmë të punojnë kopshtarë në oborrin tim”, janë disa nga batutat e suedezit, që më tej shton se edhe skena është shumë e vogël.

“Duhet bërë si “San Siro”, në të kundërt do ta anulojmë fare festivalin”, u shpreh Zlatan gjatë mbrëmjes së parë të Sanremos.

Plani i Ibrahimovic dhe klubit, ishte që sulmuesi të shkëputej për të zhvillua ndeshjen me Udinesen e më pas t’i rikthehej sërish festivalit, por duke parë dëmtimin që mori në ndeshjen kundër Romës, gjiganti suedez mund të shijoj i qetë prezantimin, në pikën kulmore të kampionatit dhe në momentin më të rëndësishëm të Milan, në garën për titull.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryesia e PD miratoi zgjedhjet për kryetarin e partisë në 13 qershor