Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Partizani ndalet në Fier, Tirana pa probleme me Bylisin

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 15:04 | Futboll
Partizani ndalet në Fier, Tirana pa probleme me Bylisin

Partizani nuk mori dot më shumë se një barazim në Fier, duke mos barazuar dot Vllazninë në renditjen e Kategorisë Superiore. Të kuqtë e mbyllën ndeshjen në 1-1, pasi ishin duke humbur. Në të 14-n, Hakaj i dha epërsinë Apolonisë duke shënuar një autogol në portën e tij. Për Partizanin pika u shpëtua nga Lucas, i cili barazoi në të 76-n.

Në kryeqytet, Tirana mundi pa shumë shqetësime Bylisin, duke u ngjitur në renditje, por gjithsesi ende larg zonës së kualifikimit për në kompeticionet europiane. Behiratche në fund të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në të 75-n shënuan dy golat e fitores 2-0 për bardheblutë. Më vonë, gjatë ditës, Kukësi pret Laçin, ndërsa Vllaznia kryesuese viziton Teutën në Durrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani