Raporti i Freedom House, Meta: Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit

Meta konference 19 shkurt 2021 4 1100x620

Pas publikimit të raportit të Freedom House për lirinë, që e renditi Shqipërinë me një pikë rënie, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta. Përmes një statusi në rrjete sociale, kreu i shtetit shprehet se Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit. Ai thotë se për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje këto që përmenden në raport, nuk do të ketë kurrë amnisti.

“Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit! “Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE! Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend”.

Meta thekson se raporti i Freedom House është një kambanë alarmi për instalimin e shtetit policor, të cilin thotë se e ka denoncuar prej kohësh.

“Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të  njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh. Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.”

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni