Shtetrrethimi gjatë natës, ekspertët francezë: Nuk mjafton, duhen masa më strikte

Prej gati 3 muajsh, Parisi është në shtetrrethim gjata natës, por efektshmëria e një mase të tillë në frenimin e infektimeve me koronavirus është bërë objekt debatesh.

Në Trocadero, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistët nga ku mund të realizohen fotot perfekte me kullën Eiffel në sfond, kontrollet policore janë shpeshta dhe sheshi është thuaje i boshatisur me hyrjen në fuqi të orës policore në 18:00 të pasdites. Megjithatë, ne zona të tjera, si stacione metrosh apo autostrada, qarkullim vijon përtej kësaj ore. Autoritet po rezistojnë në rikthimin e një izolimi të ri kombëtar për të kontrolluar variantet e reja më ngjitëse, por kanë nisur të ashpërsojnë masat në rang lokal. Epidemiologu dhe bio-matematicieni në institutin kërkimor të INSERM Dominique Costagliola, tha se nevojiten masa më strikte.

“Çdo javë ka 2500 vdekje të lidhura me covidin. Është njësoj sikur çdo ditë të kishte një aksident fatal ajror, prandaj a mjaftojnë masat në fuqi? Do të thosha që jo”, tha Dominique Costagliola.

Qeveria e zgjati shtetrrethimin nga ora 20 në 18 në mesin e muajit janar, por eksperti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme për të luftuar variantet e reja.

“Po dëshmojmë zëvendësim të varianteve të vjetra me ato të rejat, të cilat janë bërë dominante e transmetohen më lehtësisht. Kështu duhen masa me të forta për të arritur në të njëjtin nivel”, tha Costagliola.

Kryeqytetasit e mbledhur buzë Sena-s pasditen e së martës, para nisjes së orës policore thanë se do të preferonin më mirë një izolim të plotë se sa shtetrrethim. Kryeministri francez Jean Castex pohoi javën e kaluar se një izolim i ri nuk ishte në agjendë, por se qeveria do të shqyrtonte këtë javë nëse izolime lokale në fundjave do të ishin të nevojshme në 20 zona që konsiderohen si shumë shqetësuese, përfshire Parisin. Kryebashkiakia Ane Hidalgo tha se mbyllja e kryeqytetit në fundjavë do të ishte çnjerëzore.