Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skandali i paralajmëruar, Kryemadhi akuza Kokës e Ramës për inceneratorin e Tiranës

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 16:38 | Politikë
Skandali i paralajmëruar, Kryemadhi akuza Kokës e Ramës për

Denoncimin e bujshëm që e kishte paralajmëruar prej ditësh të emëruar si “vjedhja e shekullit”, Monika Kryemadhi e kishte për ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka.

Në një dalje të posaçme për mediat nga zyrat e partisë, Kryemadhi atakoi Kokën, Ramen dhe Veliajn, duke dërguar dokumentet në SPAK. Sipas Kryemadhit, Koka ka shkelur ligjin në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës. Veprimet e ministrit te Mjedisit të kohës janë refuzuar nga disa dikastere, por në finale kanë marrë firmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut.

“Është një skemë e pastër grabitjeje të taksave të shqiptarëve, të parave të shqiptarëve dhe është një skemë e pastër enjë strukture kriminale, e cila jo vetëm grabit paratë e buxhetit të shtetit, të parave të qytetit të Tiranës”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi paralajmëroi një sezon me disa seri për sa i përket padive. “Sot ju bëj me dije se sot do të firmos padinë drejtuar SPAK-ut dhe nuk do të ndalem. Jo deri në 25 prill, por edhe pas25 prillit. Do të keni seri në çdo lloj kohe”, u shpreh kryetarja e LSI.

Qëndrimet e ish-kryetares së tij, Koka nuk i la pa përgjigje. Në Facebook, ai shkroi se procedura e incerenatorit të Tiranës është bërë konfomr ligjeve duke i përmendur asaj datën 25 me komentin se do të vijnë më shpejt dhe më furishëm nga sa pandeh LSI.

A2 CNN Livestream

Dita jonë