Sokol Cikalleshi i shënon edhe kampionëve të Turqisë

Sokol Cikalleshi po zhvillon një prej sezoneve më të mirë në karrierë.

Sulmuesi kuqezi i shënoi kampionëve në fuqi të Turqisë, Instambul Bashaksehir, skuadër me të cilën ka luajtur për dy sezone.

Rrjeta e shqiptarit i dha një pikë me peshë Koniasporit në trasfertën në Stamboll, ndërsa konfirmoi krizën e kampionëve, që tashmë luftojnë për mbijetesën.

Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit në këtë sezon të Superligës turke.