Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Një lëkundje e magnitudës 5.9 sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), është regjistruar sot në orën 11.16 në Greqi.

Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës. Pak minuta më vonë, një pasgoditje e magnitudës 4.9 është regjistruar po aty.

Nuk ka ende lajme nga autoritetet greke për dëme materiale, ose humbje jete.