Vetofrohet Johnson, Anglia, e gatshme të mirëpresë të gjitha ndeshjet e Europianit

7 prilli është afati përfundimtar që UEFA i ka vendosur 12 shteteve europiane, të përzgjedhura për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2021. Por, duke parë që jo të gjitha vendet kanë masa dhe kufizime të njëjta për pandeminë, vetëm 9 qytete kanë një konfirmim paraprak për të mirëpritur eventin madhor.

Qeveria europiane e futbollit ka edhe një kërkesë shumë të rëndësishme që është zhvillimi i të gjitha ndeshjeve me prani të tifozëve. Duke u nisur nga të gjitha këto kushte, kryeministri britanik Boris Johnson, ka shprehur hapur vullnetin që të jetë Anglia, vendi ku të zhvillohet i gjithë turneu. Në Mbretërinë e Bashkuar, u vendos që më 21qershor do të marrin fund të gjitha kufizimet e pandemisë prandaj të gjithë stadiumeve britanikë u hapet rruga për të mirëpritur ndeshjet e Euro 2021.

Uembli, madje, propozohet nga kryeministri britanik që të jetë stadium i finales së madhes dhe që do të mund të mbushet në 100% të kapacitetit, me 90 mijë spektatorë për aktin që do të vendosë skuadrën kampione.

Shtëpia e Manchester United parashikohet, që të zhvillojë deri në 7 ndeshje të turneut, të 3 takimet në grupe të Anglisë, të dyja gjysmëfinalet si dhe finale e 11 korrikut. Kushtet e UEFA- dhe masat e reja favorizojnë ishullin britanik, por përpjekja do të jetë maksimale edhe nga vendet e tjera evropiane për të mos humbur mundësinë e shkëlqyer të këtij kompeticioni.