Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vrasje në Vlorë, ekzekutohet me breshëri automatiku Taulant Beqiraj

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 14:29 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, në një prej rrugëve më të populluara të qytetit, atë të Transballkanikes. Pranë Gjykatës së Apelit është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është përpjekur të largohet me autoveturën tip Ford, por falë ndjekjes së shpejtë nga forcat e policisë, është kapur në një prej rrugëve dytësore që të nxjerrë në autostradën Vlorë-Fier.

https://youtu.be/vGb7w5pQNsU
https://a2news.com/2021/03/03/vrasja-ne-vlore-kush-eshte-viktima-me-3-mbiemra/

Policia ka konfirmuar arrestimin e një personi që ndodhej në mjetin që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja. Autori i dyshuar dhe i ndaluar nga policia e Vlorës është Andi Jonuzaj. Ndërkohë, viktimës i është gjetur në trup edhe një pistoletë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është person i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë për mbajtje pa leje të armëve, vrasje me dashje të mbetur në tentativë, si dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Dyshohet se në momentin që është ekzekutuar, viktima duhej të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Paraprakisht, dyshohet se kjo vrasje të ketë si motiv prishjen e pazareve të drogës në një prej vendeve nordike të Europës. Por, dëshmitë e autorit të dyshuar dhe rrethanat e tjera të ngjarjes pritet të zbardhin plotësisht këtë atentat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani